Në Angli, për Kupën FA në futboll, "Chelsea" triumfoi ndaj "Manchester United" 3-1, duke dalë në finale me "Arsenalin".

Portieri i "United" David de Gea pati një mbrëmje makthi në "Wembley", pasi bëri dy gabime, duke i dhuruar "Chelsea"-t dy gola.

Trajneri i "United", Ole Gunnar Solksjaer, tha se çdokush mund të bëjë gabime, por ata që bëjnë portierët janë fatalë për ekipin.

"Chelsea" do të takohet me "Arsenalin" në finale më 1 gusht.