Foto nga CASC

Raketa e re bartëse e Kinës, "Smart Dragon-3" (SD-3), e cila është projektuar për përdorim komercial, ka përfunduar provat tokësore në shkallë të gjerë, bëri të ditur të enjten kompania prodhuese e saj "China Rocket", e lidhur me Akademinë e Teknologjisë së Lëshimit të Mjeteve të Kinës (CALVT). Ajo është një raketë bartëse me lëndë djegëse të ngurtë me katër faza.

"Smart Dragon-3", raketa më e madhe e serisë SD, mund të lëshojë deri në 20 satelitë dhe është efektive për sa i përket kostos dhe përshtatet me lehtësi, tha "China Rocket".

Raketa ka kaluar me sukses provat e formës aerodinamike dhe ka hyrë në fazën e parë të provës së fluturimit. Sipas CALVT-it, besueshmëria e dizajnit dhe cilësia e formës aerodinamike të raketës është verifikuar plotësisht. (Artan/Fani)