Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në periudhën janar-maj të sivjetshme, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës shënuan vlerën 287.06 miliardë juanë, 2.3% më shumë se një vit më parë. Zëdhënësja e kësaj ministrie Shu Yuting u shpreh në një konferencë për shtypin:

“Ndër shifrat e publikuara, investimet në tregtinë me shumicë dhe me pakicë ishin 8.08 miliardë dollarë, 20.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Edhe investimet në sektorin e ndërtimit, studimet shkencore dhe shërbimet teknike patën rritje. Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare në vendet përgjatë ‘Një brez, një rrugë’ arritën 8.19 miliardë dollarë, 10.2 % më shumë se një vit më parë. Ato zunë 18.4 % të të gjitha investimeve gjatë kësaj periudhe, 1.2 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me të njëjtën peridhë të një viti më parë.”

Të dhëna tregojnë që në pesë muajt e parë të këtij viti, vëllimi i projekteve kineze të kontraktuara jashtë vendit kapi vlerën 344.34 miliardë juanë, 0.5 % më shumë se një vit më parë, dhe vëllimi i kontratave të reja arriti 507.2 miliardë juanë. Vëllimi i biznesit të projekteve kineze në vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” ishte 28.55 miliardë dollarë, ndërsa vlera e kontratave të reja 38 miliardë dollarë, përkatësisht 53.4% dhe 48.2% e vëllimit total në këtë periudhë. (Jiang Lei)