Në qytetin Ningbo të provincës kineze Zhejiang nisën të mërkurën një sërë aktivitetesh për të nxitur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL). Ceremonia e hapjes së aktiviteteve u organizua nga Bashkia e Ningbo-s dhe Departamenti i Tregtisë i provincës Zhejiang. Mbi 160 zyrtarë e përfaqësues nga Kina dhe 10 vende të EQL-së - Shqipëria, Sllovakia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Greqia, Letonia, Sllovenia e Mali i Zi - morën pjesë në ceremoni me prani fizike ose në internet. Rreth 274 mijë shikues e ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë.
![[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220609/b0548ffe-d390-4566-a63d-d26985e0ad9e.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]
Në vitin 2021, vëllimi i importit dhe eksportit ndërmjet qytetit Ningbo dhe vendeve të EQL-së arriti në 39.2 miliardë juanë, 40.4 për qind më shumë se në 2020-n. Në katër muajt e parë të këtij viti, vëllimi i import-eksportit ishte 14.1 miliardë juanë, me një rritje 22.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke shfaqur prirjen e rritjes së shpejtë.
![[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220609/b3f583fa-8729-4cef-9a30-1bfadcd137c1.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]
Pas përfundimit të ceremonisë, u zhvillua takimi i parë i sipërmarrjeve. 24 blerës dhe 42 furnizues të vendeve të EQL-së morën pjesë në takimin në internet. Negociatat e biznesit përfshinin produkte të konsumit, produkte bujqësore, shërbime portuale dhe të transportit detar etj. Përveç kësaj, po atë ditë u vu në funksionim edhe platforma e tregtisë elektronike të mallrave të importuara “Haitaogou”. (Li Huailiang/Artan)
![[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220609/823b1e02-c0bb-4919-b9fc-9c219e08b40b.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]
![[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220609/9dba851d-0eb5-4cd6-b759-b8db2b7cc1f0.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto nga Departamenti i tregtisë i Bashkisë e Ningbo-s]







