Foto:VCG

Foto:VCG

Më 18 maj, me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Komisionit Nxitës të Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës dhe samitin e nxitjes së tregtisë dhe investimeve globale, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh në fjalimin e tij, duke thënë: “duhet të ngulim këmbë në dialog dhe jo në konfrontim, në heqjen e murit dhe jo në shtimin e murit, në integrim dhe jo në shkëutje, në gjithëpërfshirje dhe jo në përjashtim, me synim që të drejtohen reformat në sistemin global administrativ me barazi dhe drejtësi.”

Me luhatje gjeopolitike dhe pandeminë COVID-19, gjendja ekonomike dhe shoqërore të vendeve kanë patur presione të ndryshme. FMN-ja kohët e fundit publikoi raportin e parashikimeve për ekonominë botërore, duke ulur parashikim mbi rritje botërore në 3.6%, që është 0.8% më pak se parashikimin e mëparshëm.

Përpara kaq shumë sfidave, si të dalë jashtë krizës ekonomia globale? Përgjigja është siç ka propozuar pala kineze, pra “integrim dhe jo shkëputje”.

“Globalizimi” ka qenë një fjalë e nxehtë, por ky proces ka patur zhurmë nga disa persona në SHBA dhe vendet perëndimore, të cilat po tendojnë të nxisin “shkëputje” me Kinën.

Por faktet kanë provuar herë pas here që “shkëputje” nuk ka bazë në tregun ekonomik. Në vitin 2021, vëllimi i tregtisë së Kinës me SHBA shënoi rritje me pothuajse 30%, duke shënuar nivelin rekord me 755.6 miliardë dollarë. Të dhënat nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë që në 4 muaj të parë të vitit 2022, investimet e SHBA-së në Kinë shënojnë rritje me 53.2%, çka ka mbikaluar shumë rritjen e Kinës në përdorimin e investimeve të huaja, që është 20.5%.

Si ekonomia e 2-të më e madhe në botë dhe vendi më i madh tregtar në botë, Kina ka promovuar në mënyrë aktive globalizimin ekonomik. Në fjalimin e tij, kryetari Xi ritheksoi që "vendosmëria e Kinës për të zgjeruar hapjen e nivelit të lartë nuk do të ndryshojë dhe dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më gjerë." Sipas tij, Kina do të vazhdojë të zbatojë me nivelin e lartë Partneritetin Ekonomik (RCEP), do të promovojë ndërtimin cilësor të nismës "Një brez, një rrugë", dhe të ofrojë më shumë mundësi tregu, mundësi investimi dhe mundësi rritjeje për qarqet industriale dhe tregtare të botës.

Mund të parashikojmë që qoftë përmasat gjigante të tregut kinez, zinxhiri i plotë i sektorit të prodhimit, mjedisi i biznesit që po përmirësohet, qoftë bashkëndërtimi i nismës “Një brez, një rrugë” dhe hapja më e madhe e sjellë nga RCEP-i, ekonomia botërore do të ketë më shumë gjallëri mëkëmbëse me integrimin me ekonominë kineze.