Kina i bëri thirrje të enjten bashkësisë ndërkombëtare të krijojë kushtet për zhvillimin e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë dhe të bëjë më shumë përpjekje për të nxitur një zgjidhje politike të krizës.

"Përparësia tani është shtimi i përpjekjeve për të nxitur armëpushimin dhe ndërprerjen e armiqësive," tha përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Zhang Jun në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për problemin e Ukrainës.

Sipas tij, Pekini përkrah me vendosmëri zgjidhjet afatgjata për paqen botërore dhe dëshiron që të gjitha vendet të "ritheksojnë angazhimin e tyre për qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së".

Përfaqësuesi i Kinës gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e sjella nga Lufta e re të Ftohtë, duke i quajtur mësimet nga kriza e Ukrainës "të thella dhe të denja për reflektim serioz". (Fani)