Presidenti kinez Xi Jinping i ka inkurajuar të rinjtë që punojnë në sektorin hapësinor të kontribuojnë më shumë për vetëmbështetjen e Kinës në fushën e shkencës e të teknologjisë hapësinore.

Xi i tha këto në një letër të hënën, duke iu përgjigjur një grupi të rinjsh që punojnë për ndërtimin e stacionit hapësinor në Korporatën e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Kinës.

Ai i dërgoi përshëndetje këtij grupi dhe të gjithë të rinjve që punojnë në sektorin hapësinor në prag të 4 majit, Ditës së Rinisë të Kinës.

Në nëntë vjetët e fundit, industria hapësinore e Kinës ka krijuar një histori të re me një numër të madh të rinjsh që kanë demonstruar frymën e sipërmarrjes të rinisë kineze në epokën e re, shkroi Xi.

Ai nënvizoi se arritjet e Kinës në shkencën e hapësirës si stacioni i hapësirës Tiangong, sistemi i satelitës i navigimit Beidou, proba e Mars-it Tianwen dhe sateliti Xihe.

Duke evidentuar përpjekjet e vazhdueshme të brezave në ndërtimin e Kinës tek një fuqi hapësinore, ai bëri thirrje të rinjve që të kenë guximin në bërjen e risive dhe arritjen e përparimeve në këtë zonë.(Xu Guang)