
Presidenti kinez Xi Jinping e vlerësoi të premten 2021-shin si një vit historik për Kinën.
Duke folur në mbledhjen e Vitit të Ri të organizuar nga Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), Xi vuri në dukje se viti 2021 ishte një vit historik në historinë e PKK-së dhe të kombit kinez.
Në vitin 2021, PKK-ja festoi njëqindvjetorin, mbajti plenumin e gjashtë të Komitetit Qendror të 19-të dhe miratoi rezolutën e tretë të Partisë, ndërsa Kina zhduku varfërinë absolute dhe përfundoi ndërtimin e një shoqërie relatavisht të begatë në të gjitha aspektet, duke arritur kështu objektivin e njëqindvjetorit të parë, tha Xi.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vitit që vjen, kur PKK-ja do të mbledhë kongresin e vet të 20-të kombëtar, dhe bëri thirrje për më shumë përpjekje për të ruajtur një ekonomi të qëndrueshme e të shëndetshme, një mjedis të pastër politik dhe një vend e shoqëri të begatë. (Artan/Fani)







