
Presidenti kinez Xi Jinping përcjell mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri 2022, Pekin(Xinhua)
Presidenti kinez Xi Jinping ritheksoi në mesazhin e urimit për Vitin e Ri 2022 se Kina do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit për të përballuar sfidat e përbashkëta globale.
Kina ka dhënë një ndihmesë të madhe në luftën globale kundër epidemisë. Ajo ka premtuar se do t’i bëjë vaksinat "një produkt publik global", duke dhënë gjithsej 2 miliardë doza vaksinash këtë vit për mbi 120 vende dhe organizata ndërkombëtare, që përbëjnë një të tretën e numrit të përgjithshëm të dozave të administruara jashtë Kinës.
Përveç pjesëmarrjes në nismën ndërkombëtare COVAX për shpërndarjen e barabartë të vaksinave, Kina ka paraqitur një propozim bashkëpunimi brenda kornizës së nismës “Një brez, një rrugë”, duke prodhuar vaksina me 19 vende në zhvillim. Deri tani, Kina është bërë ofruesja më e madhe e vaksinave ndaj vendeve të tjera, dhe shumica e vaksinave të vendeve në zhvillim vijnë nga Kina.

Ceremonia e dhurimit të vaksinave,Burundi, tetor 2021(VCG)
Për sa i përket ekonomisë, Banka Botërore parashikoi se, për shkak të kontrollit të mirë të situatës së pandemisë, ekonomia e Kinës në vitin 2021 do të rritet 8 për qind, më i lartë se objektivi i qeverisë kineze "mbi 6 për qind".
Në kushtet e shumë faktorëve të pafavorshëm, Kina njoftoi në vitin 2021 se gjatë tetë vjetëve të fundit, 98.99 milionë banorët e fundit të fshatit që jetonin nën kufirin e varfërisë u nxorën të gjithë nga skamja. Kjo ka shënuar "fitoren e plotë" në luftën e Kinës kundër varfërisë. Ndërkohë, Kina u zotua se do të marrë masa të ndryshme për të stabilizuar zinxhirin global të furnizimit.
Të dhënat tregojnë se trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë bërë gjithsej 14 000 udhëtime në 11 muajt e parë, 20.3 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Porti Shangai(VCG)
Gjatë së njëjtës periudhë, në Kinë u përpunuan 74 000 fluturime mallrash, 2 415 milion tonë ngarkesa ajrore dhe 1.93 miliardë pako të destinuara për vende të tjera. Transporti rrugor ndërkombëtar i vendit funksionoi pa probleme, duke trajtuar 42 milion ton mallra.
Për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, Kina do të përmirësojë rrjetin ndërkombëtar të logjistikës për të zbutur problemet e bllokimeve të hekurudhave, rrugëve dhe porteve.
Kina do të përpiqet të arrijë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit përpara vitit 2030 dhe të arrijë asnjanësimin e karbonit përpara vitit 2060. Në vitin 2021, me gjithë trysninë përballë rritjes ekonomike, Kina ka çuar përpara agjendën e saj për arritjen e kulmit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit me risi institucionale.
Kina planifikon të kontrollojë rreptësisht projektet e prodhimit të energjisë me qymyr, të kufizojë rritjen e konsumit të qymyrit dhe të rrisë mbështetjen për vendet e tjera në zhvillim në prodhimin e energjisë së gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni. Po ashtu, Kina nuk do të ndërtojë projekte të reja energjetike me qymyr jashtë vendit.

Prodhimi i elektrikut me energji diellore, Xinjiang(VCG)
Kina ishte gjithashtu vendi organizator i mbledhjes së 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës për Diversitetin Biologjik (COP15) këtë vit. Duke folur në këtë mbledhje, Xi njoftoi nismën e Kinës për të krijuar një Fond të Biodiversitetit, duke investuar 235 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur mbrojtjen e biodiversitetit në vendet në zhvillim.
Ndërkohë, stacioni hapësinor i Kinës është i pari i këtij lloji që është i hapur ndaj të gjitha vendeve anëtare të OKB-së. Tani, ndërtimi dhe montimi i tij vijojnë me ritme të shpejta dhe janë kryer disa misione në këtë kuadër.
Gjatë tetë muajve të fundit, janë kryer gjithsej pesë misione lëshimi dhe janë zhvilluar katër herë aktivitete jashtë stacionit nga astronautët. Pritet që stacioni hapësinor të përfundojë ndërtimin deri në fund të vitit 2022.

Stacioni hapësinor i Kinës pas përurimit(VCG)
Projekti hapësinor i Kinës ka kryer shkëmbime dhe bashkëpunim me agjencitë hapësinore të shumë vendeve, Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Hapësirës Kozmike dhe organizata të tjera hapësinore. Deri tani Kina ka përzgjedhur nëntë projekte të lidhura me 17 vende në këtë drejtim.







