Foto nga VCG

Të premten, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin shkëmbyen urime me rastin e Vitit të Ri 2022.

Në emër të qeverisë e të popullit kinez, Xi Jinping-u u shprehu presidentit Vladimir Putin dhe popullit rus urime të sinqerta. Kreu i shtetit kinez tha se në vitin 2021, besimi i ndërsjellë midis Kinës e Rusisë është thelluar më tej dhe të dy palët kanë bërë përpjekje për kapërcimin e ndikimit negativ të pandemisë, duke pasur fryte të pasura bashkëpunimi. Vëllimi tregtar dypalësh ka shënuar rekord të ri dhe të dy vendet kanë forcuar bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare e rajonale, duke dhënë kontribut për ruajtjen e stabilitetit të situatës ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Vladimir Putini tha se në vitin 2021, bashkëpunimi ruso-kinez ishte frytdhënës. Të dy palët kanë zhvilluar aktivisht dialogun politik dhe vëllimi tregtar dypalësh ka shënuar rekord të ri. Po ashtu, Kina dhe Rusia kanë ruajtur bashkëpunimin e ngushtë efektiv për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale. Presidenti Putin shprehu gjithashtu besimin se Kina do të organizojë me sukses Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Po të premten, edhe kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij rus Mikhail Mishustin shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e Vitit të Ri. (Fani/Artan)