
Foto: VCG
Kina do të forcojë politikat mbështetëse për tregtinë e jashtme ndërsa pasiguritë rriten, u tha në mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang.
Kina do të përdorë masat e rregullimit ndërciklik dhe do të mbështesë ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe mikrondërmarrjet në synimin për zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së jashtme, u theksua në këtë mbledhje sipas një njoftimi të publikuar të enjten.
Kina gjithashtu do të përshpejtojë zbritjet e taksave të eksportit dhe do të shkurtojë kohën e nevojshme për këto zbritje në më pak se gjashtë ditë pune.
Në mbledhje u vu në dukje gjithashtu se Kina do të ruajë stabilitetin bazë të kursit të këmbimit të monedhës së saj RMB dhe do të inkurajojë bankat të nxjerrin produkte që synojnë krijimin e lehtësive ndaj kompanive të tregtisë së jashtme për uljen e rreziqeve të kursit të këmbimit.
Importet e Kinës në nëntor i kaluan pritshmëritë e tregut, me një rritje prej 31.7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa eksportet u rritën me 22 për qind. (Çang Çuo)







