Konferenca mbi çështjet fetare,2121(Xinhua)

Konferenca mbi çështjet fetare,2121(Xinhua)

Vizita e presidentit Xi në Tibet,korrik(Xinhua)

Vizita e presidentit Xi në Tibet,korrik(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar respektimin e parimit të zhvillimit të feve në kontekstin kinez në një konferencë dyditore mbi çështjet fetare, që u mbyll të shtunën në Pekin.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi zbatimin e gjithanshëm të politikave të Partisë për lirinë e besimit fetar dhe respektimin e besimit fetar të njerëzve, menaxhimin e çështjeve fetare sipas ligjit në bazë të parimeve të pavarësisë e të vetëmenaxhimit, si edhe orientimin aktiv të feve për t’iu përshtatur një shoqërie socialiste.

Xi Jinping u kërkoi grupeve fetare të forcojnë vetëmenaxhimin dhe nënvizoi nevojën për të nxitur zbatimin e ligjit në qeverisjen e çështjeve fetare.

Sipas tij, aktivitetet fetare duhet të zhvillohen brenda ligjeve dhe rregullave, të mos dëmtojnë shëndetin e njerëzve, të mos shkelin rendin shoqëror e moral dhe të mos ndikojnë në çështjet arsimore, ligjore, administrative dhe në jetën shoqërore.

Presidenti kinez theksoi njëkohësisht përmirësimin e arsimit dhe të mekanizmave të punës mbi çështjet fetare të vendit.(Zhang Yan/Artan)