Libri i bardhë mbi demokracinë në Kinë(Xinhua)

Libri i bardhë mbi demokracinë në Kinë(Xinhua)

Konferencë shtypi për publikimin e librit të bardhë(Xinhua)

Konferencë shtypi për publikimin e librit të bardhë(Xinhua)

“Nuk ka një model të ngulitur të demokracisë”, shpalli Kina në një libër të bardhë të publikuar të shtunën mbi përpjekjet e saj në rrugën demokratike, duke shtuar se “nëse një vend është demokratik apo jo, kjo duhet të njihet nga bashkësia ndërkombëtare, e jo të vendoset arbitrarisht nga disa gjyqtarë të vetemëruar”.

Kina e quan sistemin e saj “demokraci popullore në gjithë procesin”. Ky parim ligjëron pjesëmarrjen e popullit në veprimtaritë e përditshme politike në të gjitha nivelet nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, konsultimeve politike, vendimarrjes dhe mbikëqyrjes.

Statusi i popullit si zot i vendit është thelbi i demokracisë popullore të Kinës, sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, qeverisë kineze.

“Në Kinë, praktika standarde demokratike është dëgjimi i zërit të popullit, veprimi në përgjigje të kërkesave të tij dhe mbledhja e ideve dhe e fuqisë së tij”, thuhet në librin e bardhë me titull “Kina, demokracia që funksionon”.

Konsultimi demokratik është një karakteristikë e demokracisë në Kinë. Populli kinez ushtron të drejtat e tij në zgjedhje dhe zhvillon konsultime të gjera para marrjes së vendimeve të rëndësishme.

Në dokument theksohet gjithashtu se mbikëqyrja e pushtetit është e shtrirë në çdo fushë dhe në çdo kënd.

Votuesit zgjedhin anëtarë të Asamblesë Popullore të nivelit të distriktit, Hefei, 30 nëntor(VCG)

Votuesit zgjedhin anëtarë të Asamblesë Popullore të nivelit të distriktit, Hefei, 30 nëntor(VCG)

Në vend të kopjimit të thjeshtë të modeleve të tjera demokratike, Kina merr parasysh kushtet dhe realitetin e vet dhe vepron në bazë të fakteve, duke arritur përparimin në fushën e demokracisë. Për të zhvilluar demokracinë e saj, Kina gjithmonë përthith mençurinë nga kultura dhe tradita e saj mbi 5000-vjeçare. Ndërkohë, “Kina mëson nga çdo arritje politike e vendeve të tjera, por nuk imiton asnjë model të demokracisë. Modeli që përshtatet më mirë është gjithmonë modeli i duhur,” thuhet në dokument.

Demokracia popullore në gjithë procesin përputhet me karakteristikat e spikatura të vendit, dhe pasqyron në të njëjtën kohë aspiratën universale të njerëzimit për demokraci.

Pengesa e vërtetë para demokracisë nuk qëndron në modelet e ndryshme demokratike, por në arrogancën, paragjykimet dhe armiqësinë ndaj përpjekjeve të vendeve të tjera për të kërkuar rrugët e tyre drejt demokracisë dhe në epërsinë e hamendësuar dhe vendosmërinë për t’u imponuar modelin tënd të demokracisë të tjerëve, theksohet në librin e bardhë.(Zhang Yan/Artan)