Pandemia e COVID-19 ka vazhduar për afro dy vjet, ndërsa helmësia e virusit është shtuar me ndryshimet që ka pësuar ai. Njëkohësisht, hendeku vazhdimisht në zgjerim në fushën e vaksinave po bëhet shkaku i ri i çekuilibrimit të zhvillimit global. Për të zhdukur këtë hendek, Kina ka bërë përpjekje për të dhënë kontributin e vet maksimal.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh:
“Banorët në vendet më të pasura po bëjnë dozën e tretë, ndërsa vetëm 5 për qind e afrikanëve janë vaksinuar plotësisht. ”
Nga ana e saj, drejtoresha rajonale për Afrikën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Matshidiso Rebecca Moeti ka vënë në dukje:
“Vetëm pesë vende afrikane, më pak se 10 për qind e 54 vendeve të kontinentit, pritet të arrijnë objektivin e fundit të vitit që 40 për qind e popullsisë të vaksinohet plotësisht.”
Lidhur me variantin e ri të COVID-19, “Omicron”, ekspertët shëndetësorë janë të mendimit se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave, si pasojë e grumbullimit të tepërt të vaksinave kundër COVID-19 nga vendet e pasura, është shkaku kryesor i shfaqjes së këtij varianti të ri.

EIU (The Economist Intelligence Unit) zbulon se ngadalësimi i injektimit të vaksinave të COVID-19 do të shkaktojë 2.3 trilionë dollarë humbje ekonomike në mbarë globin, ndërsa ekonomitë e reja do të pësojnë dy të tretat e këtyre humbjeve. Hendeku në zgjerim e sipër i vaksinave është bërë një nga shkaqet kryesore të çekuilibrimit të zhvillimit global.
Si vend më i madh në zhvillim, Kina e ka mbajtur premtimin e saj për “shndërrimin e vaksinave kundër COVID-19 në produkt publik global”, duke i ofruar Afrikës gjithsej afro 200 milionë doza vaksinash. Ditët e fundit, Kina shpalli se do t’i ofrojë Afrikës 1 miliard doza të tjera vaksinash, dhe 600 milionë prej tyre janë dhurim.
Sipas një raporti të EIU-së, deri në fund të tetorit, në mbarë globin u injektuan mbi 7 miliardë doza vaksinash. Falë vaksinave kineze, përqindja e vaksinimit në Kili dhe në Kamboxhia arriti përkatësisht në 79 për qind dhe 77 për qind, një nivel më i lartë se në vendet e zhvilluara evropiane e amerikane. (Wang Lei/ Artan)







