Foto nga VCG

Zhangjiakou po përgatitet për një raund tjetër provash për Olimpiadën Dimërore “Pekin 2022“.

Sot do të nisin në këtë qytet të provinces Hebei Kupa Ndërkontinentale e Kërcimit me Ski dhe Kupa Kontinentale Nordike.

Në të dy garat do të konkurrojnë më shumë se 50 sportistë të kërcimit me ski dhe 34 biatletë nordikë.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërcimit me Ski Wang Bo thotë:

“Deri më sot ka përfunduar procesi i bërjes, shtypjes dhe formimit të borës në kodrën tonë të madhe të kërcimit dhe kodrës normale të kërcimit, si dhe prodhimi dhe prerja e akullit. Siç e shihni, kombëtarja jonë filloi tani të stërvitet në Qendrën Kombëtare të Kërcimit me Ski. Objektet e përhershme dhe të përkohshme të zonës së kërcimit janë të gjitha gati për t'iu nënshtruar kontrolleve të plota."

Kjo do të jetë veprimtaria e parë ndërkombëtare që do të zhvillohet në këtë qendër. (Artan/Fani)