
Studentët ndërvepruan me një demonstratë të të dhënave të mëdha në qytetin Huainan të provincës Anhui të Kinës Jugore, 19 korrik 2019/ CFP
Kina publikoi të martën një plan zhvillimi mbi industrinë e të dhënave të mëdha gjatë periudhës së Planit të 14-t Pesëvjeçar (2021-2025).
Përmasa e industrisë së të dhënave të mëdha të vendit do t’i kalojë 3 trilionë juanët (afro 470 miliardë dollarë amerikanë) deri në vitin 2025, me një rritje vjetore mesatarisht prej 25 për qind, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës (MIIT).
Mekanizmi i çmimit i orientuar nga tregu për të dhënat, si faktor kyç i prodhimit, do të formohet deri në vitin 2025, tha MIIT, duke shtuar se kjo do të rrisë ndërgjegjshmërinë shoqërore për të dhënat e mëdha dhe do të nxitë përparimin e produkteve dhe shërbimeve përkatëse.
Sipas MIIT-it, industria e të dhënave të mëdha pati zhvillim të shpejtë në Kinë gjatë pesë vjetëve të kaluar, duke arritur një vëllim mbi 1 trilion juanë deri në vitin 2020. (Wang Lei/ Artan)







