Me rastin e Ditës së 34-të Botërore të Sidës, u zhvillua në shkollën "Shiriti i Kuq" të Linfen-it në provincën Shanxi veprimtaria përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të themelimit të shkollës.

Nëpërmjet videolidhjes, ambasadorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Parandalimin e Tuberkulozit dhe të Sidës Peng Liyuan u shprehu përshëndetje nxënësve të shkollës "Shiriti i Kuq", duke u uruar të rriten të lumtur.

Në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të themelimit të shkollës "Shiriti i Kuq" të Linfen-it u paraqitën rezultatet e Kinës në parandalimin dhe mjekimin e Sidës dhe kujdesja e qeverisë kineze ndaj atyre që vuajnë prej kësaj sëmundjeje.

Shkolla "Shiriti i Kuq" e Linfen-it është e vetmja shkolle e posaçme në Kinë ku mësojnë nxënës të prekur nga Sida. (Fani/Artan)