Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh në një konferencë shtypi të zhvilluar të martën se Kina dhe Rusia po mbajnë kontakte të ngushta për vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Kinë, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Pak ditë më parë, sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peskov u shpreh se presidenti Vladimir Putin ka marrë ftesën e presidentit kinez Xi Jinping për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Pas konsultimeve, të dy palët do të publikojnë bashkërisht njoftimin përkatës. Lidhur me këtë, Zhao Lijian tha:

"Pjesëmarrja e ndërsjellë në ngjarjet e rëndësishme të të dy palëve është një traditë shumëvjeçare midis Kinës e Rusisë. Në vitin 2014, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit. Këtë herë, presidenti Xi Jinping e ftoi presidentin Putin për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe presidenti Putian e pranoi ftesën me kënaqësi. Të dy palët po mbajnë kontakte të ngushta për vizitën e presidentit Putin në Kinë. Besojmë se takimi i dy liderëve në Lojërat Olimpike Dimërore do të nxitë më tej marrëdhëniet miqësore të partneritetit kino-rus dhe se sportistët e dy vendeve do të arrijnë rezultate të mira në Pekin." (Fani/Artan)