Foto nga VCG

Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Samitit të 4-t Botëror të Medias.

Në letrën e urimit Xi theksoi se tani situata ndërkombëtare po ndryshon shpejt dhe pandemia e COVID-19 po përhapet në gjithë globin. Media mban përgjegjësinë e rëndësishme shoqërore për krijimin e konsensusit botëror në përballimin e çështjeve të kohës. Xi Jinping-u shprehu shpresën se pjesëmarrësit do të diskutojnë thellësisht për temat e samitit për të zgjeruar konsensusin, duke dhënë kontributin e duhur për nxitjen e shkëmbimeve njerëzore midis popujve të ndryshëm dhe për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Samiti i 4-t Botëror i Medias u hap të hënën në Pekin e ka si temë kryesore "Zhvillimi i medias nën goditjen e pandemisë". Samiti organizohet nga Agjencia e Lajmeve “Hsinhua”. (Fani/Artan)