"Nëse kompanitë përkatëse nuk dëshirojnë të paraqesin të dhëna, ne kemi mënyra të tjera për t'i detyruar ato të na japin të dhënat," tha sekretarja amerikane e Thesarit Gina Raimondo. Pas fjalëve të saj, gjigantë të prodhimit të mikroçipave, si TSMC, “Samsung”, “SK Hynix” etj. janë detyruar t'i paraqesin qeverisë amerikane të dhënat e prodhimit, të shitjes, të inventarit etj., sekretet thelbësore të kompanisë.

ShBA-ja u shpreh se paraqitja nga kompanitë e prodhimit të mikroçipave e të dhënave të prodhimit e të shitjes ka për qëllim që të ngrihet "transparenca e zinxhirit të furnizimit të mikroçipave ". Në fakt, ky është vetëm një justifikim, thelbi i të cilit është të dobësojë konkurrencën e këtyre kompanive, duke siguruar mbizotërimin e sektorit të prodhimit të mikroçipave nga kompanitë amerikane. Ky është veprim tipik i ngacmimit ekonomik.

ShBA-ja i shtyp kompanitë tekniko-shkencore kineze si “Huawei”, ZTE etj., i detyron kompanitë e mikroçipave të dorëzojnë të dhënat thelbësore dhe përdor forcën administrative në shantazhin ndaj kompanive të huaja. Me këto veprime, bota e ka parë se çfarë është "shtrëngimi ekonomik" dhe shkeljen prej ShBA-së të rregullave të tregut, si konkurrenca e barabartë, shkëmbimi i lirë etj. (Fani/Artan)