Foto nga VCG

Në mes të dhjetorit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të dërgojë një grup ekspertësh në Japoni. Lidhur me këtë, të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh se Kina shpreson që grupi i ekspertëve i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do t'u përmbahet parimeve objektive e shkencore dhe do të zhvillojë vlerësim e hetim të pavarur mbi asgjësimin e ujërave të ndotura bërthamore në Fukushima të Japonisë, për të garantuar sigurinë absolute në këtë proces.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Ekonomisë dhe e Industrisë e Japonisë, në mes të dhjetorit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të dërgojë një grup ekspertësh në Japoni për të vlerësuar radioaktivitetin e ujërave të ndotura bërthamore të centralit të parë bërthamor të Fukushimas, sigurinë e procesit të asgjësimit dhe ndikimin e këtij procesi mbi mjedisin.

Zhao Lijian u shpreh se asgjësimi i ujërave të ndotura bërthamore japoneze lidhet me mjedisin ekologjik detar dhe shëndetin publik global dhe nuk është një çështje private e Japonisë. Pala japoneze duhet të trajtojë seriozisht shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të heqë dorë nga vendimi i gabuar i lëshimit në det të ujërave të ndotura bërthamore. Vetëm nëse palët përkatëse, duke përfshirë vendet fqinje dhe agjencitë ndërkombëtare përkatëse, arrijnë konsensus nëpërmjet konsultimeve të plota, pala japoneze mund të nisë hedhjen e ujërave të zeza bërthamore. (Fani/Artan)