
Foto nga VCG
Duke komentuar për thëniet e palës lituaneze që “zyra përfaqësuese e Tajvanit” nuk ka status diplomatik, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje të hënën se këto thënie janë krejtësisht gënjeshtra dhe se qeveria e Lituanisë duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë për pasojat e sjella nga ky veprim.
“Autoritetet tajvaneze kanë thënë se krijimi i ‘zyrës përfaqësuese’ në Lituani është një arritje e rëndësishme diplomatike. Kjo është një dëshmi e fortë e veprimeve përçarëse të ‘pavarësisë së Tajvanit’. Lituania duhet të ndreqë menjëherë gabimin e bërë dhe nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e fortë të popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të vendit. Njëkohësisht, dua t’i them palës tajvaneze se, pavarësisht si shtrembërohen faktet, nuk do të ndryshojë fakti që pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine. Pavarësia e Tajvanit nuk ka rrugëdalje,” tha Zhao Lijian.
Duke folur për përkrahjen e hapur të Bashkimit Europian ndaj veprimeve të Lituanisë lidhur me Tajvanin, ai tha se qëndrimi i BE-së ka shkelur premtimin e bërë për mosruajtjen e asnjë marrëdhënieje zyrtare me Tajvanin kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Kinës e BE-së në vitin 1975.
“Ne i kërkojmë Lituanisë dhe BE-së të respektojnë vërtet parimin e ‘Një Kine’ dhe të mbajnë premtimet politike të bëra për problemin e Tajvanit,” theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Fani/Artan)







