
Foto nga VCG
Në 10 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat fiskale të Kinës u rritën 15% dhe arritën në 18 trilionë juanë (rreth 2.8 trilionë dollarë).
Të ardhurat e taksave i kaluan 15 trilionë juanët (rreth 2.4 trilionë dollarë), duke u shtuar 16 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat prej taksave mbi vlerën e shtuar u rritën 15 % dhe arritën në 5.5 trilionë juanë (afro 0.9 trilionë dollarë).
Në 10 muajt e parë, shpenzimet fiskale në Kinë u rritën 2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 19 trilionë juanë (rreth 3 trilionë dollarë).
Shpenzimet fiskale në arsim dhe shëndetësi u shtuan përkatësisht mbi 4 % dhe mbi 2 %. (Fani/Artan)







