Nisma “Një brez, një rrugë”, e propozuar nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013, ka njohur arritje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve, me lulëzimin e tregtisë dhe projektet madhore të infrastrukturës që po zbatohen mbarë.

Simpozium i lartë për nismën "Një brez, një rrugë",19 nëntor,Pekin(Xinhua)

Simpozium i lartë për nismën "Një brez, një rrugë",19 nëntor,Pekin(Xinhua)

Nismat e përbashkëta të "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit XXI", të njohura gjithashtu si nisma “Një brez, një rrugë”, u parashtruan nga Xi Jinping-u në vjeshtën e vitit 2013, gjatë vizitave të tij shtetërore në Kazakistan e Indonezi.

Si arkitekti kryesor i “Një brez, një rrugë”, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të premten në një simpozium të nivelit të lartë mbi këtë nismë, për përpjekje për të vazhduar promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë” nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta.

Xi vuri në dukje se nisma “Një brez, një rrugë” mund të jetë ideja e Kinës, por nga mundësitë që krijon dhe rezultatet që sjell ajo do të përfitojë e gjithë bota.

Kanë kaluar tetë vjet që kur Kina paraqiti këtë projekt masiv global që synon të përmirësojë infrastrukturën, ndërlidhjen dhe llojet e tjera të bashkëpunimit.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë, Gjermani(VCG)

Trenat e mallrave Kinë-Evropë, Gjermani(VCG)

Trenat e mallrave Kinë-Evropë, Ukrainë(VCG)

Trenat e mallrave Kinë-Evropë, Ukrainë(VCG)

Deri më tani, gjithsej 172 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Po ashtu janë krijuar mbi 90 mekanizma bashkëpunimi dypalësh për të lehtësuar tregtinë, investimet dhe tregtinë elektronike.

Të dhënat e fundit tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia e mallrave e Kinës me vendet e “Një brez, një rrugë” u rrit me 37.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 824.55 miliardë dollarë amerikanë.

Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës në vendet e “Një brez, një rrugë” arritën në 12.89 miliardë dollarë amerikanë në tetë muajt e parë të këtij viti, 9.2 për qind më shumë se një vit më parë.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë arritur në 170 qytete të 23 vendeve evropiane dhe janë bërë një arterie kryesore për tregtinë midis Kinës dhe Evropës.

Sistemi i navigimit satelitor kinez "Beidou"

Sistemi i navigimit satelitor kinez "Beidou"

Tridhjetë satelitë “Beidou” të prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina ofrojnë shërbime navigimi për vendet e “Një brez, një rrugë”.

Nisma mbështet gjithashtu një numër projektesh të ndryshme infrastrukturore në vendet e tjera, si hekurudha Lagos-Ibadan, Zona e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar e Suezit dhe Porti i Pireut.