
Foto nga VCG
Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë së përtëritshme në Kinë arriti në 1 miliard kilovat (kW) deri në fund të tetorit, duke përbërë 43.5 për qind të vëllimit të përgjithshëm të instaluar, treguan të shtunën të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjetikës.
Pragu 1 miliard kW u dyfishua në fund të vitit 2015, sipas kësaj administrate.
Kapaciteti i instaluar i energjisë ujore ishte 385 milionë kW, i energjisë së erës 299 milionë kW, duke u rritur me 30.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, ndërsa kapaciteti i energjisë diellore u rrit 23.7 për qind, duke kapur vlerën 282 milionë kW, treguan të dhënat.
Kina synon të arrijë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe të arrijë asnjanësimin e karbonit deri në 2060-n, duke promovuar energjinë e gjelbër dhe të pastër për të shkuar drejt një ekonomie me karbon të ulët.
Në korrik, tregu kombëtar i karbonit filloi tregtimin në internet me pjesëmarrjen e 2162 kompanive të prodhimit të energjisë.
Më 17 nëntor, autoritetet kineze thanë se do të zbatojnë një program huadhënieje me vlerë 200 miliardë juanë (31.32 miliardë dollarë) për të mbështetur përdorimin e pastër dhe efikas të qymyrit.
Përqindja e qymyrit në konsumin e përgjithshëm të energjisë në Kinë u ul nga 72.4 për qind në vitin 2005 në 56.8 për qind vjet, sipas një libri të bardhë mbi politikën e vendit për lëshimin e ulët të karbonit. (Artan/Fani)







