Foto nga VCG

Të premten, gazeta e Singaporit “Lianhezaobao” njoftoi se ish-sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson ka paralajmëruar që, nëse nuk mund të ruhen marrëdhëniet e qëndrueshme midis ShBA-së e Kinës, bota do të futet në “një gjendje shumë të rrezikshme”.

Henry Paulson i tha këto në Forumin e Ekonomisë së Re për vitin 2021 të zhvilluar në Singapor. Duke folur për konkurrencën dhe bashkëpunimin midis ShBA-së e Kinës dhe masat e kontrollimit të mosmarrëveshjeve midis dy vendeve, Paulson theksoi se duhet të ndërmerren masa për të parandaluar shndërrimin e konkurrencës strategjike në konflikt.

Sipas tij, zhvillimi i takimit nëpërmjet videolidhjes midis liderëve të Kinës e ShBA–së është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ekonomia ameriane dhe ajo kineze e kanë të pamundur të shkëputen plotërisht, sepse shkëputja mund të shkaktojë krizë financiare. (Fani/Artan)