Forumi i Zhvillimit të Xinjiang-ut 2021/ Xinhua

Forumi i Zhvillimit të Xinjiang-ut 2021/ Xinhua

Bashkëpunimi me mbi 50 vende e rajone përgjatë "Një brez, një rrugë", hekurudha përfshin të gjitha prefekturat e qytetet, krahina kineze me më shumë aeroporte civile... Rezultatet e zhvillimit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit u paraqitën në Forumin e Zhvillimit të Xinjiang-ut 2021, që u zhvillua të hënën në Pekin. Mbi 110 pjesëmarrës kinezë e të huaj diskutuan për nismën "Një brez, një rrugë" dhe zhvillimin e Xinjiang-ut, duke dhënë sugjerime për zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni dhe për t’i paraqitur botës një Xinjiang të vërtetë.

Xinjiang-u është bërë nyje e rëndësishme e shkëmbimeve dhe e kontakteve ndërmjet Kinës dhe vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" dhe shërben si një hallkë e rëndësishme e hapjes së Kinës drejt perëndimit.

Një tren mallrash për në Evropë kaloi nga porti i Grykës Ahlahs në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit, më 7 shkurt 2021/ CFP

Një tren mallrash për në Evropë kaloi nga porti i Grykës Ahlahs në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit, më 7 shkurt 2021/ CFP

Ambasadori i Argjentinës në Kinë, Sabino Vaca Narvaja, është i mendimit se nisma "Një brez, një rrugë" synon me të vërtetë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të nxitë përfitimet e përbashkëta ndërmjet Kinës dhe botës. Sipas tij, sot gjendemi para ndryshimeve më të mëdha në 100 vjetët e fundit dhe, në sfondin e ndërlikuar ndërkombëtar dhe përballë gjendjes serioze të pandemisë, një nismë e tillë për nxitjen e integrimit dhe për bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë është shumë e çmuar për Argjentinën. Narvaja u shpreh se vendi i tij i kushton gjithashtu rëndësi të madhe Xinjiang-ut, që ndodhet në një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik.

Përfaqësuesi i diplomacisë argjentinase në Kinë, që e ka vizituar nga afër Xinjiang-un, vuri në dukje po ashtu se nisma "Një brez, një rrugë" ka rëndësi të veçantë për Xinjiang-un. Falë kësaj nisme, ky rajon ka pasur suksese të padiskutueshme në ndërtimin e infrastrukturës dhe në përmirësimin e jetesës së banorëve. (Wang Lei/ Artan)