
Parimi i “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane janë themeli politik për marrëdhëniet ndërmjet Kinës e ShBA-së, u shpreh presidenti kinez Xi Jinping të martën gjatë takimit të tij virtual me presidentin amerikan Joe Biden.
"Ne jemi të durueshëm dhe të gatshëm të bëjmë maksimumin që të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh," theksoi Xi, ndërsa paralajmëroi që, nëse forcat e "pavarësisë së Tajvanit" provokojnë apo edhe e kalojnë “vijën e kuqe”, pjesa kontinentale do të marrë masa të vendosura.
Kina është e gatshme të zhvillojë dialog për çështjet e të drejtave të njeriut në bazë të respektit të ndërsjellë, por është kundër përdorimit të të drejtave të njeriut për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, tha presidenti kinez.
Sipas tij, i takon popullit të një vendi të gjykojë nëse një vend është demokratik apo jo, dhe është në vetvete jodemokratike të hedhësh poshtë format e demokracisë që janë të ndryshme nga ato të tuat. (Artan/Fani)







