
APEC(Foto:VCG)
Si një ndër focat kryesore të rritjes së ekonomisë botërore, rajoni i Azi-Paqësorit po përballet me sfida, si epidemia, faktorët politikë të jashtëm etj. Ndërsa bota ngre dyshime mbi të ardhmen e këtij rajoni, presidenti kinez Xi Jinping dha përgjigje në një videofjalim të mbajtur të enjten në Samitin e Kryeekzekutivëve të APEC-ut, ku vuri në dukje se, pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, qëndrueshmëria dhe forca e madhe e rritjes së ekonomisë së Azi-Paqësorit nuk do të ndryshojnë. Sipas tij, "duhet të vazhdojmë të shikojmë e të ecim përpara."
Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës vihet në dukje se zhvillimi i Azi-Paqësorit ndodhet para mundësive dhe sfidave. Nga njëra anë, nxitja e konkretizimit të mekanizave shumëpalësh, si RCEP e CPTTP, po shtojnë energjinë për rimëkëmbjen e ekonomisë rajonale, por, nga ana tjetër, ShBA-ja, duke e nisur nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe mbrojtja e pozicionit mbizotërues, po krijon disa grupe politike, duke kërcënuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Në koment thuhet se sivjet është 30-vjetori i anëtarësimit të Kinës në APEC. Në tre dekadat e fundit, Kina, nëpërmjet hapjes së pandërprerë, është shndërruar në udhëheqëse dhe nxitëse të këtij mekanizmit bashkëpunimi.
Hapja është një faktor jetik i ekonomisë së Azi-Paqësorit. Në 30 vjetët e kaluar, me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe anëtarëve të tjerë, përpjesëtimet e tregtisë dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të APEC-ut u rritën përkatësisht në 46 % dhe 60 % të nivelit të përgjithshëm botëror. "Tani, si lufta antipandemike, ashtu edhe rigjallërimi ekonomik, nuk mund të ndahen nga bashkëpunimi ndërkombëtar. Disa ndërmarrje filipinase i mbijetuan krizën pasi u zgjeruan në tregun kinez. Ndërkohë, një sistem i thirrjeve telefonike automatike që u krijua bashkërisht nga shkencëtarët kinezë dhe ata jugkoreanë në fushën e inteligjencës artificiale ka ngritur efektivitetin e ekzaminimit të situatës së përhapjes së epidemisë... Përveç kësaj, Kina ka ndërmarrë shumë veprime të tjera konkrete, si ofrimi i vaksinave, organizimi i ekspozitës së importit, miratimi e para e RCEP-it, transformimi i gjithanshëm i gjelbër etj., nëpërmjet të cilave ajo po jep kontribute të mëdha për t'u sjellë rajonit dhe botës më shumë përfitime", përfundon komenti i CMG-së.







