Foto nga VCG

Platforma e tregtisë elektronike e “Alibaba”-s, “Tmall”, siguroi 540 miliardë juanë, ose rreth 85 miliardë dollarë amerikanë, në vlerë bruto të mallrave gjatë festës vjetore të blerjeve nga 1 deri më 11 nëntor.

Të dhënat nga “Alibaba” tregojnë se 78 marka kanë regjistruar 10 milionë deri në 100 milionë juanë vlerë bruto të mallrave.

Festa e blerjeve në Ditën e Beqarëve nisi për herë të parë nga “Alibaba” më 11 nëntor 2009 dhe që atëherë është bërë një nga ngjarjet më të mëdha të blerjeve në internet në botë.

Gjigandi i tregtisë elektronike “JD” ka raportuar më shumë se 311 miliardë juanë, ose rreth 48.6 miliardë dollarë amerikanë, shitje gjatë kësaj feste, duke thyer rekordin e vitit të kaluar prej 271.5 miliardë juanësh.

“JD” njoftoi se markat vendase kanë fituar interesin e konsumatorëve të rinj, të cilët po ndjekin një stile jetese me cilësi të lartë dhe po blejnë produkte më të larmishme.

Shitjet e markave kineze të telefonave celularë, si “Xiaomi”, “Oppo”, “Honor” dhe “Vivo”, u rritën katërfish në 10 minutat e para pas fillimit të shitjeve, në orën 20:00 të së mërkurës.

Pajisjet shtëpiake, si televizorët, makinat larëse dhe frigoriferët, i tejkaluan dy miliardë juanët brenda pesë minutave. (Artan/Fani)