
Negociatat në nivel ministror gjatë javës së dytë të sesionit të 26-të të Konferencës së Palëve (COP26) do të jenë të mundimshme, ndërsa ministrat do të kërkojnë një konsensus për çështjet kryesore në nivel politik, theksoi Xie Zhenhua, i dërguari i posaçëm për ndryshimet klimatike i Kinës.
Synimi i Marrëveshjes së Parisit që "të kufizohet ngrohja globale nën 2, mundësisht në 1.5 gradë Celsius, krahasuar me nivelet paraindustriale" ka sjellë tashmë konsensus midis vendeve të ndryshme dhe Kina dëshiron që rivendosja e objektivit të mos shkaktojë mosmarrëveshje dhe të mos vonojë zgjidhjen e çështjeve të ngutshme, theksoi Xie në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) të hënën. (Artan/Fani)







