Liu Junchuan, zv.drejtor i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë kineze në një seminar mbi marrëdhëniet midis dy brigjeve të ngushticës(Foto: Taiwan.cn)

Paqja dhe qëndrueshmëria e Tajvanit do të garantohen plotësisht dhe jeta e mirëqenia e banorëve vendorë do të përmirësohen pas ribashkimit me pjesën kontinentale të Kinës, tha Liu Junchuan, zv.drejtor i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë kineze në një seminar të zhvilluar të premten mbi marrëdhëniet midis dy brigjeve të ngushticës.

Në fjalimin e tij, z. Liu shpjegoi se pas ribashkimit, ekonomia tajvaneze do të zhvillohet më tej në bazë të tregut gjigand të pjesës kontinentale, duke forcuar aftësinë konkurruese dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit me shtimin e gjallërisë së risive. "Ndërkohë, jeta e banorëve vendorë do të përmirësohet dhe shkëmbimet midis dy brigjeve do të sjellin më shumë përfitime. Bashkatdhetarët tajvanezë, sidomos të rinjtë, do të gjejnë hapësirë më të gjerë profesionale dhe të ardhurat financiare të rajonit mund të përdoren më shumë për shtimin e mirëqenies së banorëve. Pas ribashkimit, shkëmbimet e Tajvanit me botën e jashtme do të zgjerohen dhe bashkatdhetarët tajvanezë mund të marrin pjesë së bashku me atdheun në qeverisjen globale, ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta dhe kauzën e përparimit të njerëzimit", tha zyrtari i qeverisë kineze.(Zhang Yan/Artan)