Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës dhe ministri i Jashtëm Wang Yi u shpreh të mërkurën se ata që nuk kanë paragjykime për Rajonin Autonom të Tibetit janë gjithmonë të mirëpritur ta vizitojnë Tibetin, duke shtuar se sulmet e shpifjet kundër rajonit nuk do të pranohen.

Wang Yi i tha këto në një aktivitet të veçantë promovues për Tibetin të mbajtur nga Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.

Sivjet është 70-vjetori i çlirimit paqësor të Tibetit, që është një pikë e rëndësishme në historinë e Tibetit. Wang vlerësoi udhëtimin e ri të Tibetit drejt modernizimit në dekadat e fundit dhe tha se një mrekulli e tillë është gjithashtu një dëshmi e gjallë e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të demokracisë. (Çang Çuo)