
Foto: VCG
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën, ndërmarrjet shtetërore të administruara nga qendra në Kinë patën një rritje të fortë të fitimeve në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Fitimet neto të kompanive arritën në mbi 1.5 trilion juanë (234.1 miliardë dollarë) në periudhën janar-shtator, duke u rritur 65.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Komisionit Shtetëror të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve të Këshillit të Shtetit.
Rritja mesatare për periudhën e viteve 2020 - 2021 ishte 19.7 për qind.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, ndërmarrjet shtetërore qendrore shënuan një vlerë të përgjitshme të ardhurash prej 26.2 trilionë juanësh, duke u rritur me 23.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat e së mërkurës tregojnë gjithashtu se aftësia paguese e përgjithshme e ndërmarrjeve shtetërore qendrore në nëntë muajt e parë mbeti e qëndrueshme. Deri në fund të shtatorit, raporti mesatar borxh-asete i ndërmarrjeve qendrore ishte 64.8 për qind, 0.6 pikë përqindjeje më pak se një vit më parë. (Çang Çuo)







