Një tren me shpejtësi të lartë në hekurudhën Chengdu-Chongqing, më 24 dhjetor 2020.

Një tren me shpejtësi të lartë në hekurudhën Chengdu-Chongqing, më 24 dhjetor 2020./ CFP

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit i Kinës publikuan një plan të përgjithshëm mbi ndërtimin e rrethit ekonomik Chengdu-Chongqing në Kinën Jugperëndimore.

"Skica e planit për ndërtimin e rrethit ekonomik të dy qyteteve fqinje Chengdu-Chongqing" që u publikua të mërkurën, synon kthimin e rajonit Chengdu-Chongqing në një rreth ekonomik me epërsitë dhe karakteristikat e veta të dalluara dhe në një motor të ri të rritjes për zhvillimin më cilësor të vendit.

Qytetet fqinje Chengdu dhe Chongqing në Kinën Jugperëndimore, gjenden në rrjedhën e sipërme të lumit Jance. Me zhvillimin e shpejtë vitet e fundit, të dyja qytetet janë ndër 23 qytetet kineze me një PBB vjetore mbi 1 trilion juanë (156.3 miliardë dollarë).

Rrethi ekonomik Chengdu-Chongqing pritet të bëhet një qendër e rëndësishme e ekonomisë, e novacionit shkencor e teknologjik dhe e reformës e hapjes, si dhe një vend i përshtatshëm për një jetë me cilësi të lartë.

Skica e zhvillimit përfshin qytetet Chongqing dhe Chengdu, si dhe qytete të tjera përreth. Ky rajon ka 96 milionë banorë të përhershëm dhe PBB prej 6.3 trilionë juanësh. Skica shërben si baza e hartimit të planeve të tjera përkatëse. Ajo përfshin periudhën e zhvillimit deri më 2025, si dhe parashikimin deri më 2035.

Qytetet e përfshira në rrethin ekonomik po ndërtojnë rrjetin e transportit modern, përfshirë rrjetin hekurudhor me gjatësi prej mbi 9 mijë kilometrash, që do të lidhë të gjitha qytetet me mbi 200 mijë popullsi. (Wang Lei/ Artan)