Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale e Kinës bëri të ditur që në tre tremujorët e parë të këtij viti, ekonomia bujqësore dhe rurale kanë pasur një funksionim të mbarë dhe niveli i prodhimit të drithërave pritet të shënojë rekord.

Këtë verë, cilësia dhe sasia e drithërave kanë shënuar rritje dhe prodhimi i drithërave u shtua mbi 2.96 miliardë kg. Është e sigurt që në vjeshtë do të rritet niveli i prodhimit, ndërsa deri tani është korrur afro 80% e sipërfaqes së mbjellë me drithëra.

Edhe pse është ndikuar nga reshjet e shiut, niveli i prodhimit të drithërave për tërë vitin do të shënojë rekord të ri dhe për të shtatin vit radhas do të jetë mbi 0.65 trilion kg.

Krahas drithërave, në tre tremujorët e parë, të ardhurat e fshatarëve shënuan rritje të shpejtë. Të ardhurat e disponueshme për frymë arritën në 13 726 juanë, 11.2% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 2.5 pikë përqindjeje më shumë se në zonat urbane. Rritja e të ardhurave të njerëzve që kanë dalë nga varfëria vazhdon të jetë mbi nivelin mesatar në zonat rurale.

Potenciali i kërkesës rurale është çliruar vazhdimisht. Niveli i investimeve në pasuritë fikse në sektorin parësor ishte 1039.5 miliardë juanë, 14 % më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, konsumi në zonat rurale shënoi mëkëmbje të qëndrueshme dhe niveli i shitjeve me pakicë të mallrave rurale kapi vlerën 4216.9 miliardë juanë, 15.6% më shumë se një vit më parë, ndërsa për dy vitet e fundit, rritja mesatare ishte 3.8 %. (Jiang Lei)