
Foto: VCG
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të hënën për të kuptuar prirjen dhe ligjet e zhvillimit të ekonomisë digjitale dhe për të çuar përpara zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë digjitale në vend.
Zhvillimi i një ekonomie digjitale është një zgjedhje strategjike për të kapur mundësitë e reja të raundit të ri të revolucionit shkencor e teknologjik dhe transformimin industrial, pasi mund të ndihmojë në nxitjen e një paradigme të re të zhvillimit, një sistemi modern ekonomik dhe forcave të reja konkurruese kombëtare, vuri në dukje Xi.
Ai theksoi më tej përpjekjet e mëtejshme në ndërtimin e infrastrukturës së informacionit digjital me shpejtësi të lartë, të kudondodhur, inteligjente dhe gjithëpërfshirëse që integron hapësirën dhe tokën, teknologjinë cloud dhe internetin. Ajo gjithashtu duhet të jetë e gjelbër, me lëshim të ulët karboni, e sigurt dhe e kontrollueshme, vuri në dukje Xi Jinping-u, duke bërë thirrje për përparime të rëndësishme në softuerët kryesorë.

Duhet të bëhen përpjekje për zhvillimin e integruar të ekonomisë digjitale dhe ekonomisë reale, tha ai.
Duke bërë thirrje për ndërtimin e një sistemi mbikëqyrjeje me shumë nivele dhe trepërmasor që mbulon të gjitha drejtimet, Xi theksoi përpjekjet për të korrigjuar dhe standardizuar sjelljet e praktikat që dëmtojnë interesat e njerëzve dhe pengojnë konkurrencën e ndershme gjatë zhvillimit, dhe për të parandaluar monopolet e platformave dhe zgjerimin e çrregullt të kapitalit.
Ai kërkoi gjithashtu pjesëmarrje të mëtejshme në bashkëpunimin global mbi ekonominë digjitale dhe angazhim në agjendën e ekonomisë digjitale të përcaktuar nga organizatat ndërkombëtare, për të kontribuuar zgjidhjet e Kinës.(Çang Çuo)







