
Foto nga VCG
Zëvendëskryeministërja kineze Sun Chunlan ka bërë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të përshpejtuar studimin dhe prodhimin e barnave të COVID-19 për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.
Gjatë një inspektimi në Administratën Kombëtare të Produkteve Mjekësore, ajo theksoi se studimi dhe prodhimi i barnave për trajtim klinik duhet të përshpejtohet për t'u përshtatur me ndryshimet e reja në situatën pandemike globale dhe variantet e reja të virusit.
Sun Chunlan gjithashtu bëri thirrje për më shumë përpjekje për të promovuar terapinë tradicionale të mjekësisë kineze në të gjithë botën, pasi ajo ka luajtur rol efektiv në trajtimin e të sëmurëve me COVID-19.
Deri më tani 31 ilaçe kanë hyrë në fazën e provave klinike që nga fillimi i shpërthimit. (Artan/Fani)







