Foto nga VCG

Një zyrtar i lartë qeveritar në Hong-Kong i ka thënë komunitetit të huaj të biznesit se mjedisi i biznesit në këtë qytet ka vijuar të ruajë gjallërinë.

Sekretari i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik Edward Yau u shpreh në një veprimtari të organizuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Hong-Kong e Makao se Hong-Kongu mbetet një vend ideal për të krijuar biznese nga kompanitë, pavarësisht ndikimeve të pandemisë së COVID-19.

Një sondazh i fundit tregon se numri i operacioneve të biznesit me kompanitë mëmë jashtë vendit dhe në pjesën kontinentale të Kinës është rritur me dhjetë për qind, duke arritur në më shumë se 9 000 që nga viti 2017. (Artan/Fani)