
Qin Gang (Foto: VCG)
Të hënën u mbajt në kontenë Malipo të provincës Yunnan Dialogu Rinor "Brezi Z" Kinë-ShBA i organizuar nga Shoqata e Diplomacisë Publike e Kinës. Ambasadori kinez në ShBA Qin Gang mori pjesë në këtë dialog dhe mbajti një fjalim përmes videos.
Ambasadori Qin tha se një e ardhme më e mirë kërkon përkushtimin dhe dashurinë tonë. Pas gati 30 vitesh punë të palodhur dhe ndihme të vazhdueshme nga bota e jashtme, banorët e Malipos tani kanë dalë nga varfëria së bashku me 770 milionë njerëz të tjerë në Kinë.
Zbutja e varfërisë në Malipo ka marrë gjithashtu mbështetje nga miqtë amerikanë. NBA sapo dhuroi dy fusha basketbolli për një shkollë të mesme në këtë konte.
Një vajzë amerikano-kineze, Gong Changci, krijoi "Fondacionin BRIDGE" për të financuar nxënësit e varfër në kontenë Malipo.
Dashuria është e pakufishme, dhe shpresoj që pjesëtarët e “Brezit Z” në Kinë dhe ShBA do t'i japin më shumë dashuri botës, tha Qin Gang. (Çang Çuo)







