
Foto nga VCG
Të dhënat zyrtare nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë se në shtator prodhimi i qymyrit të papërpunuar në Kinë ra 0.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 330 milionë tonë. Ndërkohë, në krahasim me shtatorin e vitit 2019, rënia arrin 1.8 për qind.
Kina importoi gati 33 milionë tonë qymyr në shtatorin e sivjetshëm, 76 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vjetshëm.
Në periudhën nga janari deri në shtator, Kina prodhoi afro tre milionë tonë qymyr dhe importoi më shumë se 230 milionë tonë, përkatësisht me një rritje 3.6 për qind dhe rënie prej 3.7 për qind nga nëntëmujori i parë i vjetshëm. (Artan/Fani)







