foto nga VCG

Mbulesa e misterit e hedhur mbi astronautet femra po diskutohet gjithnjë e më shumë pasi Stacioni Hapësinor i Kinës mirëpriti mysafiren e parë femër këtë të shtunë. Dhe qëndrimi i astronautëve këtë herë do të jetë deri në gjashtë muaj, më i gjati në historinë e udhëtimeve hapësinore të Kinës.

Historikisht, e madje edhe deri më tani, astronautet femra janë të rralla. Vetëm rreth 11 për qind e të gjithë astronautëve që kanë qenë në hapësirë janë gra. Pra, është e kuptueshme që publiku ka edhe më pak njohuri për jetën hapësinore të astronauteve femra dhe çfarë ndryshimi ka nga ajo e burrave.

"Astronautet janë më të mprehta e më delikate dhe i kryejnë detyrat hapësinore me aftësi më të mira komunikimi," shprehet Pang Zhihao, një ekspert i hapësirës me bazë në Pekin dhe studiues në pension nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore në një intervistë për “Chinanews.com”.

Sipas Pang, astronautet femra kanë një metabolizëm më të mirë të magnezit sesa meshkujt dhe kanë nivele më të mira të estrogjenit, gjë që i bën ato më të përshtatshme për të jetuar në hapësirë. Astronautët meshkuj priren gjithashtu të sëmuren më lehtë nga helmimi me hekur, mpiksja e gjakut, çrregullimet vaskulare dhe aritmia kardiake.

foto nga VCG

Astronautet femra megjithatë duhet të merren me problemin e të përmuajshmeve. Shumë janë të shqetësuar se forca zero e rëndesës mund të shkaktojë prapakthimin e gjakut.

Në fakt, të përmuajshmet në Tokë dhe në hapësirë janë shumë të ngjashme. "Astronautet femra do të kenë perioda normalisht. Por ecja në hapësirë gjatës kohës që ato janë me perioda mund të shkaktojë sëmundje të rënies së presionit, kështu që nuk këshillohet," tha Pang.

Muajin e kaluar, anija e mallrave “Tianzhou-3” dërgoi furnizime në stacionin hapësinor, duke përfshirë produktet e higjienës - si edhe çokollata, ëmbëlsira e suplemente ushqimore - për astronautet femra.

foto nga VCG

Për të krijuar lehtësi për astronautet, sistemi i grumbullimit të mbeturinave është përshtatur për trupin e tyre më të vogël.

"Kostumi kozmik dhe dorezat saj janë përshtatur gjithashtu për një elasticitet më të mirë," tha Pang.

Privatësia e astronauteve femra është marrë gjithashtu parasysh. Në modulin orbital është vendosur një perde për të krijuar një hapësirë private.(Vera/Artan)