Foto nga VCG

Rajoni Autonom i Tibetit në Kinën Jugperëndimore u ka paguar 960 milionë juanë (rreth 149 milion dollarë) banorëve vendorë për humbjet e shkaktuara nga kafshët e egra gjatë 15 vjetëve të fundit, thanë autoritetet vendore.

Rajoni filloi në vitin 2006 të kompensojë bujqit dhe barinjtë për humbjet e shkaktuara nga kafshët e egra, sipas departamentit rajonal të ekologjisë dhe mjedisit.

Duke përfituar nga këto masa, bujqit dhe barinjtë janë më të gatshëm të angazhohen në mbrojtjen ekologjike dhe numri i kafshëve të egra është në rritje.

Rajoni ka 11 rezervate natyrore kombëtare, katër pika turistike të nivelit kombëtar, tre parqe gjeologjike kombëtare, nëntë parqe pyjore kombëtare dhe 22 parqe kombëtare ligatinore. Zonat e mbrojtura natyrore përbëjnë pothuajse 40 për qind të sipërfaqes tokësore të rajonit.

Llojet tipike të kafshëve të egra në rajon përfshijnë jakët e egër, antilopat tibetiane dhe gomarët e egër tibetianë.