Foto: Një formacion i paqeruajtësve kinezë duke marshuar në një aktivitet në Pekin

Foto: Një formacion i paqeruajtësve kinezë duke marshuar në një aktivitet në Pekin(VCG)

Grupi i fundit i kontingjentit të 25-të paqeruajtës të Kinës, i përbërë nga 94 ushtarë xhenierë, mbërriti në Republikën Demokratike të Kongos.

Siç mësohet, në zonën e misionit, ata do të punojnë për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, ndërtimin inxhinierik, trajtimin e minave të pashpërthyera, shpëtimin humanitar, si dhe detyra të tjera.

Kontingjenti i 25-të paqeruajtës kinez ka 218 anëtarë, duke përfshirë 175 ushtarë xhenierë dhe 43 punonjës mjekësorë.

Në prill të vitit 2003, me ftesën e OKB-së, Kina dërgoi grupin e parë paqeruajtës në Republikën Demokratike të Kongos. Deri tani, Kina ka çuar mbi 3000 paqeruajtës, të cilët kanë ndihmuar në garantimin e mbarëvajtjes së mbi 1000 projekteve në zonat e misionit, duke u vlerësuar gjerësisht nga banorët vendorë dhe komuniteti ndërkombëtar.

Kina është kontribuuesja e dytë më e madhe e OKB-së për fondet paqeruajtëse dhe kuotën e anëtarësimit, si edhe zë vendin e parë për ushtarët paqeruajtës ndër pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.(Zhang Yan/Artan)