
Pavijoni kinez, Dubai(VCG)
Kina synon të ndajë me botën përvojën dhe arritjet e saj të zhvillimit, duke marrë pjesë në “Expo 2020 Dubai”, -deklaroi për “Xinhua” Zhang Shenfeng, Komisioneri i Përgjithshëm i Pavijonit Kinez. Sipas tij, në ekspozitë, Kina synon të kërkojë të forcojë lidhjet me vendet arabe, të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin global dhe të promovojë krijimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Me një sipërfaqe prej 4636 metra katrorë, pavijoni kinez është një ndër paraqitjet më të mëdha në Emiratet e Bashkaura Arabe. Aty Kina demonstron arritjet e fundit në fushat e teknologjisë së informacionit, transportit modern, inteligjencës artificiale, jetesës së zgjuar dhe eksplorimit të hapësirës.
Ndër elementet që bien në sy në pavijon janë paraqitjet për sistemin e navigimit satelitor “BeiDou”, hekurudha me shpejtësi të lartë, makinat elektrike me drejtim autonom dhe robotët. (Irma)







