Më 1 tetor, presidenti kinez Xi Jinpingmbajti një videofjalim lidhur me Pavijonin e Kinës në Ekspozitën Botërore të Dubait.

Xi Jinping vuri në dukje se Ekspozita Botërore e Dubait të Emirateve të Bashkuara Arabe është ekspozita e parë botërore që mbahet në Lindjen e Mesme. Vendet e ndryshme, rreth temës "Komunikimi i mendimeve dhe krijimi i së ardhmes", do të shfaqin konceptet dhe arritjet e zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe do të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin, gjë që është me një rëndësi të madhe. Ku duhet të shkojë shoqëria njerëzore? Kina propozon që popujt nga e gjithë bota të punojnë së bashku për t'iu përgjigjur thirrjes së kohës, për të forcuar qeverisjen globale, për të udhëhequr zhvillimin me inovacion dhe për të bërë përparim të vazhdueshëm drejt ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

“Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet e tjera, të shfrytëzojë mundësitë për risi e zhvillim dhe të bëjë përpjekje aktive për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. I uroj Ekspozitës Botërore të Dubait një sukses të plotë,” vuri në dukje kreu i shtetit i Kinës.

Ekspozita Botërore e Dubait 2020 u hap më 1 tetor dhe Pavijoni i Kinës në këtë ekspozitë u çel në të njëjtën ditë. Tema e Pavijonit të Kinës është "Ndërtimi i një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin-Risi dhe mundësi" dhe ky pavijon do të tregojë arritjet e zhvillimit të Kinës në fushat e eksplorimit të hapësirës, teknologjisë së informacionit, transportit modern, inteligjencës artificiale dhe jetës së zgjuar.(Vera/Artan)