Këshilli i Shtetit i Kinës mbajti të enjten një pritje në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për të festuar 72-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në këtë pritje, të organizuar një ditë para Ditës Kombëtare, morën pjesë udhëheqësit e Partisë Komuniste të Kinës dhe shtetit Xi Jinping, Li Keqiang, Li Zhanshu, Wang Yang, Wang Huning, Zhao Leji, Han Zheng dhe Wang Qishan, si dhe afro 500 të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Li Keqiang mbajti një fjalim në këtë pritje.

Ai tha se Reforma dhe Hapja është politika themelore shtetërore e Kinës, e cila shërben gjithashtu si burimi kryesor i hovit për zhvillimin e ardhshëm të Kinës. “Do të marrim një sërë masash për të krijuar më shumë vende pune, për të promovuar mundësi të barabarta, për të nxitur sipërmarrjen e inovacionin dhe për të rritur të ardhurat personale në qytet dhe në fshat,” theksoi ai.

Li bëri gjithashtu thirrje për të kundërshtuar me forcë çdo veprimtari separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndërhyrjen e jashtme, duke u bërë thirrje banorëve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit që të përpiqen bashkërisht për të arritur rilindjen kombëtare.

Kina do të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet e tjera për të trajtuar së bashku sfidat globale dhe për të promovuar rimëkëmbjen dhe rritjen e ekonomisë botërore, u zotua kreu i qeverisë.