foto nga Hsinhua

Foto nga Hsinhua

Kina do të zgjerojë më tej kanalet për të tërhequr e shfrytëzuar talentet e huaja dhe për të përmirësuar sistemet e lejeve të punës e të vizave, dhe do të krijojë kushte më të përshtatshme për ata që të punojnë dhe të jetojnë në Kinë. Kështu tha të enjten kryeministri kinez Li Keqiang gjatë takimit në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me ekspertë të huaj fitues të Çmimit të Miqësisë për vitet 2020 dhe 2021. Çmimi i Miqësisë jepet çdo vit nga qeveria kineze për të nderuar ekspertët e shquar të huaj në Kinë.

Numri një i qeverisë kineze vlerësoi lart kontributet e ekspertëve të huaj në reformën, hapjen, zhvillimin dhe shkëmbimet midis Kinës dhe vendeve të tjera.

"Ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e risive shkencore e teknologjike dhe të integrohemi në rrjetin global të inovacionit në mënyrë më aktive. Do të promovojmë shkëmbimet e bashkëpunimin ndërkombëtar në teknologji, personel e projekte, dhe do të mbështesim shkencëtarët në të gjithë botën për të kryer kërkime mbi sfidat e ndërsjella, " tha ai.

Me ftesën e kryeministrit Li, ekspertët e huaj më pas morën pjesë në një pritje për të kremtuar 72-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Konstantin Shchepin

Konstantin Shchepin

Yves Mouillet

Yves Mouillet

Dy ekspertë nga CMG-ja, Konstantin Shchepin dhe Yves Mouillet, janë ndër ata që fituan Çmimin e Miqësisë të qeverisë kineze për vitin 2021. Ata janë punonjës veteranë në shërbimet e gjuhës ruse dhe franceze të CGTN-it (Rrjeti Global Televiziv të Kinës, pjesë e Grupit Mediatik të Kinës) dhe kanë punuar shumë vjet në fushën mediatike për forcimin e mirëkuptimit e të shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore midis Kinës e vendeve të tyre.(Vera/Artan)