
Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi përpjekjet për zbatimin e strategjisë së zhvillimit të një force punëtore cilësore në epokën e re dhe për të shpejtuar punën për ta kthyer Kinën në një qendër kryesore botërore të talenteve profesionale dhe të novacionit.
Xi i tha këto kur mbajti një fjalim në një konferencën qendrore mbi punën lidhur me talentet, që u zhvillua të hënën e të martën.
Gjatë veprimtarisë dyditore, Xi vuri në dukje se, për rilindjen e vendit, duhet të zhvillohen burimet njerëzore.
Ai theksoi rëndësinë e vetëmbështetjes e vetëforcimit tekniko-shkencor, duke shtuar se talentet janë një tregues i rëndësishëm i potencialit kompleks kombëtar të një vendi.
Xi premtoi vazhdimin e shtimit të investimeve në kërkimin dhe zhvillimin shkencor të vendit deri në vitin 2025 dhe të kultivimit të një kontingjenti profesionistësh me konkurrueshmëri globale deri në vitin 2030.
Kina synon të ketë një forcë punëtore me forcë konkurrese dhe cilësi të nivelit më të lartë botëror deri në vitin 2035, shtoi Xi. (Wang Lei/ Artan)







