Foto nga VCG

Kina ka shpallur se ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme dhe, pasi ka punuar për këtë me vite të tëra, ka pasur një sërë arritjesh në vitin 2020, theksohet në një libër të bardhë të publikuar të martën.

Në qytetet në ose mbi nivel prefekture, 87 për qind e ditëve kishin cilësi të mirë ose të shkëlqyer ajri. Përafërsisht 90 % e tokës bujqësore dhe 93 % e ngastrave të tokës që ishin etiketuar më parë si të ndotura, u bënë të sigurta për përdorim.

Importet e mbetjeve të ngurta nga jashtë u ndaluan gjithashtu siç ishte planifikuar.

Gati 90 për qind e kinezëve ishin të kënaqur me mjedisin ekologjik vjet, bëhet e ditur në letrën e bardhë.

Kina gjithashtu ka përmirësuar sistemet e menaxhimit dhe inspektimit të rezervateve natyrore dhe zonat e mbrojtjes së ekomjedisit, dhe ka kaluar gradualisht në rrugën e dhënies përparësi ruajtjes së mjedisit ekologjik dhe të zhvillimit të gjelbër e me lëshim të ulët karboni.

Kina kryeson në botë për sa i përket përdorimit të energjisë së re dhe ruajtjes së energjisë. Midis viteve 2015 dhe 2020, konsumi i energjisë për njësi të PBB-së ra me 13.2 për qind dhe lëshimet e karbonit me 18.8 për qind, theksohet në librin e bardhë.

Gjatë viteve të fundit, Kina ka krijuar dhe zbatuar sisteme të rrepta për mbrojtjen e mjedisit ekoogjik, duke theksuar se një ekomjedis i shëndetshëm është kontribuesi më gjithëpërfshirës në mirëqenien e njerëzve dhe një tipar i spikatur i shoqërisë relativisht të begatë në të gjitha aspektet. (Artan/Fani)